Bislimi udhëton në Bruksel me ftesë të BE’së, kjo është arsyeja

Aktuale

Bislimi udhëton në Bruksel me ftesë të BE’së, kjo është arsyeja

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 20:18
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit, ka njoftuar ZKM-ja, të enjten.

Me ftesë nga Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman, ai do të udhëheqë delegacionin nga Kosova në një takim të përbashkët ku do të diskutohet mbi Planin për Rritje (Growth Plan).

“Republika e Kosovës do të prezantojë e diskutojë me BE-në mbi fushat dhe projektet prioritare në agjendën tonë të reformave”, thuhet në njoftim.

Delegacioni i Kosovës përbëhet dhe nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat