Gërvalla: Vitin tjetër synojmë të blejmë objekte për disa ambasada e konsullata

Aktuale

Gërvalla: Vitin tjetër synojmë të blejmë objekte për disa ambasada e konsullata

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 10:35
Donika Gërvalla

Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka raportuar ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla në lidhje me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2024 që e përfshinë këtë Ministri.

Gërvalla tha se prioriteti i MPJD-së gjatë këtij mandati është ndërtimi i fushave më bashëkohone të diplomacisë, të cilat janë diplomacia publike dhe ajo ekonomike. Ajo tha se prioritet i Ministrisë është edhe blerja e objekteve të ambasadave e konsullatave.

“Fokusi apo prioriteti i MPJD-së gjatë këtij mandati është ndërtimi i fushave më bashëkohore të diplomacisë, të cilat janë diplomacia publike dhe ajo ekonomike dhe një pjesë të madhe të buxhetit e kemi fokusuar më këto lëmi. MPJD ka propozuar buxhet 47 milionë euro për pesë kategoritë”, tha ajo.

Kryetarja e këtij Komisioni Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka pyetur ministren se cili është plani i Ministrisë që numri i objekteve diplomatike të shtohet në vitin e ardhshëm.

Gërvalla tha se fokusi është që edhe gjatë viti të ardhshëm të shtohet numri i objekteve ne vendet e huja, më qëllim që të ruhet buxheti.

“Është e vëretë që kemi blerë ndërtesat, proceduar janë të përfunduar në Kroaci, kemi marr vendimi që do të filloj procedurat për Strasburg. Çfarë duam të arrijmë për blerjen, në radhë të parë duam të kursejmë buxhet, qerat janë të larta. E dyta blerja e objekteve e shpreh vullnetin e këtij shteti për të qëndruar dhe përfaqësuar me dinjitet aty për këtë i kemi dhënë prioritet”, tha ajo.

Deputetja e VV-së Fitore Pacolli, ka pyetur ministren se në këto misione dhe ambasada a do të shtohet numri i stafit.

Për këtë ministrja tha se pas më shumë se dy vitesh tani këtë javë hapen konkurset për diplomat të rijnë.

“Më në fund pas një beteje më shumë se dy vjeçare kemi arritura që këtë javë të hapim konkurset për diplomat të ri, kjo është mundësuar fal ndryshime në ligj. Nuk jemi të kënaqur me të gjithë përfaqshim. Gjenerata e reja të diplomatëve do të bëjnë një përqasim shumë të madh”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat