​Gërvalla: Shuma prej 7500 eurove për Jakupin nuk është pagë mujore, por projekt 1 vjeçar

Aktuale

​Gërvalla: Shuma prej 7500 eurove për Jakupin nuk është pagë mujore, por projekt 1 vjeçar

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 11:37
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se shuma prej 7500 euro për bashkëpunëtorin e jashtëm të Ambasadës së Kosovës në Bruksel për çështje kulturore dhe mediatike, Gani Jakupi nuk është pagë mujore, por projekt 1 vjeçar për angazhim të tij në vendet jo njohëse të Kosovës.

Gërvalla gjatë raportimit në Komisionin për punë të jashtme, tha se kjo shumë është modeste krahas ofertave të tjera milionëshe që mund të aranzhoheshin me kompani lobuese.

Duke folur për ndarjet buxhetore të dikasterit të saj, tha se shumica e mjeteve do të orientohet në lobim për njohje të reja, blerje të objekteve të ambasadave dhe konsullatave në disa vende, si dhe hapje të misioneve të reja diplomatike.

Gërvalla: Shuma prej 7.500 euro për Avni Jakupin nuk është pagë mujore, por projekt 1 vjeçar

“Në kuadër të diplomacisë kulturore, përpjekjeve tona për të krijuar një ambient tjetër në vendet jonjohëse të Kosovës, si ministre shfrytëzoj të gjitha instrumentet, natyrisht duke kursyer buxhetin e shtetit. Është lehtë të angazhosh një kompani që kushton katër milionë por është vështirë të gjesh personalitete të rëndësishme kulturore dhe publike të vendeve të ndryshme me një shumë modeste që nuk i tejkalon shpenzimet që Kosova i ka për një diplomat për vendin pritës. Ndërkohë që të gjithë ata që mundohen të denigrojnë një personalitetin si zotëri Avni Jakupi, të gjithë ata persona bëjnë sikur nuk e kuptojnë, pasi kjo nuk është një pagë, është një projekt që është i lidhur me objektiva të qarta që i shërben Kosovës në vendet jonjohëse. Unë jam shumë krenare që me këtë shumë modeste që nuk është pagë mujore por shumë që përfshinë një projekt 1 vjeçar”, tha ajo.

Mirëpo kritike ndaj ministres u shpreh deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila tha se ndarja e 7500 eurove për Jakupin është sa pesëmbëdhjetë paga të policit të Kosovës.

Ajo kërkoi nga ministrja që financat të orientohen më shumë në lobim dhe jo në blerjen e objekteve të reja.

Musliu-Shoshi: Nuk kemi pagu këshilltarë të jashtëm ka 7500 euro

“ Nuk kemi pagu këshilltarë të jashtëm ka 7500 euro që është sa pesëmbëdhjetë herë sa rroga e policit... Me shumën që e keni nda të lutem mos i koncentro në blerjen e ndërtesave. Është e rëndësishme por nuk është gjithçka ministre, milionat që i kemi të fokusoheni në blerje të ndërtesave kur Serbia, është duke bërë investim të jashtëzakonshëm në lobim, madje më shumë se çfarë ka bërë pas pavarësisë së Kosovës”, theksoi Musliu-Shoshi.

Asaj iu përgjigj ministrja Gërvalla, e cila tha se me PDK-në nuk mund të flas për financa, pasi sa kanë qenë në pushtet kanë paguar kontrata milionëshe për qëllime të shkëmbimit territorial.

Gërvalla: Me PDK-në nuk flas për financa, keni pagu 4.5 milionë euro për qëllime të tjera

“Fakti që thuhet se nuk kemi paguar këshilltarë nga 7500 euro, më lejoni që partia që ju e përfaqësoni në kohën që ka qenë në pushtet ka paguar 50-fshin e 7500 euro, pra janë 4.5 milionë euro që janë paguar për krejt të tjera synime dhe qëllime. Me PDK-në unë hezitoj të flas për financa dhe para. Unë nuk dua të ju dëgjoj juve derisa flas unë”, deklaroi ajo.

Gjatë raportimit të ministres Gërvalla, pati përplasje të ashpra ndërmjet deputetes së PDK-së, Musliu-Shoshi dhe kryetares së Komisionit për punë të jashtme, Arbëreshë Hyseni-Kryeziu.

Deputetja opozitare disa here iu drejtua Hyseni-Kryeziut me fjalët “mshele gojën”.

Musliu-Shoshi: S’ki lidhje me politikën e jashtme, mshele gojën

“Kur të flas unë të lutem dëgjo. T’i nuk ke nevojë me tregu a jam jashtë temës apo jo. Mshile. Kështu që Ligjin për shërbim të jashtëm nuk e ke dorëzu dhe je në fund të mandatit...T’i s’ki lidhje me politikë të jashtëm, nuk e di çka fol, ti je vetëm kukull e Dejona Mihalit”, tha ajo.

Pas kësaj, ministrja lëshoi sallën dhe kryetarja e komisionit mbylli punimet e komisionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat