Vdes personi, shtëpia e të cilit u përfshi nga zjarri më Rahovec – kishte dëshmuar kundër Millosheviqit në Hagë

Aktuale

Vdes personi, shtëpia e të cilit u përfshi nga zjarri më Rahovec – kishte dëshmuar kundër Millosheviqit në Hagë

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 20:15
Feim Elshani

Ka ndërruar jetë personi që mori plagë nga zjarri, që kaploi shtëpinë e tij të enjten në Rahovec.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili tha se e ka pikëlluar vdekja “e njeriut të mirë e të respektuar Feim Elshani nga fshati Nagac, i cili vite më parë dëshmoi për krimet serbe para Milosheviqit në Hagë”.

“Baca Feim do të mbahet gjatë në mend për kontributin e dhënë në rrugën e lirisë, për vuajtjet e mëdha dhe pengesat e shumta që kaloi si dhe për vullnetin dhe energjinë e duhur që ai e dëshmoi deri më sot”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook.

“Baca Feim ishte ndër ata njerëz që nuk ankoheshin dhe nuk mallkonin për gjendjen e tyre sa herë që hasin në vështirësi e rreziqe. U bë pjesë e historisë dhe e lirisë së Kosovës, kur Millosheviqit i doli përballë në gjyqin kundër tij në Hagë dhe veç të tjerave, ia tregoi krimet e turpshme të armatës së tij që dogji e shkrumboi tri gra të vjetra e të sëmura, e atij iu kujtuan copat e predhave serbe që kishte gjetur e depozituar si prova krimi Feimi për Gjykatën e Hagës”, ka shkruar Latifi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat