Analisti gjerman reagon ndaj kryeministrit spanjoll: S’e njeh Kosovën, por Palestinën pjesërisht të drejtuar nga Hamasi?

Aktuale

Analisti gjerman reagon ndaj kryeministrit spanjoll: S’e njeh Kosovën, por Palestinën pjesërisht të drejtuar nga Hamasi?

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 17:52
Ulrich Speck

Analisti i Politikës së Jashtme dhe kolumnisti i “Neue Zurcher Zeitung”, Ulrich Speck, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, të bërë menjëherë pas marrjes së besimit nga parlamenti spanjoll.

Sanchez ka thënë se Qeveria e tij do të punojë drejt “njohjes së Shtetit të Palestinës”.

Speck ka shprehur habinë me një qëndrim të tillë të kreut të qeverisë spanjolle duke thënë se “nuk e njihni Kosovën, por Palestinën që është pjesërisht e udhëhequr nga Hamas?”.

“Nuk e njihni Kosovën, por një Palestinë që drejtohet pjesërisht nga Hamasi?”, ka shkruar Speck.

Spanja vazhdon të jetë një nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Gjatë vitit të kaluar ka pasur paralajmërime se mund të lëviz pozicioni i Madridit zyrtar me hapjen e disa zyrave në Prishtinë, megjithatë s’ka ndodhur asgjë konkrete.

Çështja e njohjes së Kosovës nga Spanja është riaktualizuar tash së fundi pasi Sanchez ka marrë në koalicion parti katalunase, e që sipas raportimeve ndërkombëtare mund të realizojë mbase me ndryshim pozicioni të Spanjës ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat