Departamenti i Shtetit: Blinken në Bruksel do mbështes stabilitetin e Ballkanit perëndimor

Aktuale

Departamenti i Shtetit: Blinken në Bruksel do mbështes stabilitetin e Ballkanit perëndimor

Nga: Fatmir Beka Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 20:53
Antony Blinken

Në një kumtesë për medie nga Departamenti amerikan i shtetit, konfirmohet ardhja e sekretarit amerikan Antony Blinken në Bruksel, ndërkohë që pritet të marr pjesë edhe në Samitin e OSBE-së në Shkup.

Në njoftimin e DSh thuhet se sekretari amerikan i ShBA-ve Blinken do të udhëtojë në Evropë përkatësisht në Bruksel me 27 nëntor në takimin e shefave të diplomacive evropiane të vendeve të Aleancës së NATO-së, ku pritet të i shprehet mbështetje e pa rezervë stabilitetit në Ballkanin perëndimor.

"Blinken do qëndroj në Bruksel nga 27 deri 29 nëntor, ku do potencoj mbështetjen dhe përkushtimin e ShBA-ve për demokraci dhe stabilitetin rajonal në Ballkan” thuhet në kumtesën e DSh.

Me 27 nëntor në Bruksel do të mbahet takimi i parë ministror i Këshillit të NATO-së dhe Ukrainës.

"Sekretari amerikan Blinken do t[ nënvizoj përkushtimin e fuqishëm të Aleancës ndaj Ukrainës në luftën kundër agresionit rus, ndërkohë që ai do bisedojë me zyrtarë të vendeve të NATO-së rreth prioriteteve të Samitit të Uashingtonit që do mbahet në korrik të vitit 2024 ", thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat