Maqedonci: Gjatë tre viteve janë trajnuar jashtë shtetit mbi 3 mijë ushtarakë të FSK-së

Aktuale

Maqedonci: Gjatë tre viteve janë trajnuar jashtë shtetit mbi 3 mijë ushtarakë të FSK-së

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqëdonci ka thënë se gjatë këtyre tre viteve janë trajnuar e shkolluar jashtë vendit 3459 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo rreth 123% më shumë se në qeverisjet e kaluara.

Maqedonci theksoi se do të vazhdojmë investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale, krahas ngritjes së kapaciteteve operacionale e furnizimin me sistemet më moderne të armatimit.

Pasi sipas tij, Forca e Sigurisë së Kosovës  garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të Kosovës.

“Në vigjiljen e 27 Nëntorit, Ditës së Forcës, theksojmë me krenari se FSK po zhvillohet me hapa të shpejtë në forcë profesionale sipas standardeve të NATO-s. Gjatë këtyre tre viteve janë trajnuar e shkolluar jashtë vendit 3459 ushtarakë, apo rreth 123% më shumë se në qeverisjet e kaluara. Do të vazhdojmë investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale krahas ngritjes së kapaciteteve operacionale, furnizimin me sistemet më moderne të armatimit, sepse Forca jonë është Forcë që garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të atdheut tonë Kosovës”, tha Maqedonci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat