“Alarm serioz”, eksperti i sigurisë befason me deklaratën: Radoiçiq udhëtoi për vizitë në këtë shtet!

Aktuale

“Alarm serioz”, eksperti i sigurisë befason me deklaratën: Radoiçiq udhëtoi për vizitë në këtë shtet!

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 08:46
Milan Radoiçiq

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka pretenduar se kryeterorristi Milan Radoiçiq ka vizituar te shtunen Moskën në Rusi.

Ai në një postim në Facebook hodhi dyshime të mëdha për këtë udhëtim të Radoiçiqit në Moskë.

“Udhëtimi i Radoiçiq në Moskow, është alram serioz i situatës së sigurisë në rajon, po ashtu argument i rëndësishëm i përfshirjes së Rusisë në planet sekrete për destabilizimin e rajonit”, shkroi Elezi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Milan Radoiçiq në Moskow

Sipas informacioneve nga burime kredibile, udhëheqësi i grupit terrorist i cili ka kryer agresion në Kosovë më 24 shtator 2023, Milan Radoiçiq ka arritur në Moskow më 25.11.2023.

Si është e mundur të udhëtoj Radoiçiq në Moskow, kur publikisht gjykata themelore në Beograd ka deklaruar se Radoiçiqit i është konfiskur pasaporta, ngase i njëjti po hetohet për sulmin terrorist në Kosovë.

Udhëtimi i Radoiçiq në Moskow, është alram serioz i situatës së sigurisë në rajon, po ashtu argument i rëndësishëm i përfshirjes së Rusisë në planet sekrete për destabilizimin e rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat