Nagavci e Haxhiu mbajnë ligjëratë në “Xhemail Mustafa” – kërkojnë të raportohet dhuna në bazë gjinore, premtojnë përkrahje

Aktuale

Nagavci e Haxhiu mbajnë ligjëratë në “Xhemail Mustafa” – kërkojnë të raportohet dhuna në bazë gjinore, premtojnë përkrahje

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 09:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë mbajtur ligjëratë në shkollën “Xhemail Mustafa”, në kuadër të fushatës “16 Ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”.

Aty, Nagavci e Haxhiu, kërkuan që dhuna në bazë gjinore të raportohet, teksa u zotuan për përkrahje ndërinstitucionale.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se për parandalimin e dhunës do të flitet në të gjitha shkollat.

“Të vetëdijshëm për punën e mirë që bëhet në këtë shkollë do të shënojmë bashkërisht fushatën që adresojnë parandalimin dhe vetëdijesimin kundër dhunës në të gjitha format. Sot në të gjitha shkollat e Kosovës fillon dita me aktivitete të ndryshme të shprehura, të cilat kanë të bëjnë me vetëdijesimin edhe të nxënësve kundër dhunës”, u shpreh Nagavci.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se dikasteri që ajp e drejton ka marrë përsipër këtë fushatë, me ç’rast do të ketë mbi 80 aktivitete nëpër shkolla.

Jam e bindur se bashkëpunimi ndërinstitucional do të jap efektet e saja në kuadër të kësaj fushate. Ministria e Drejtësisë e ka marrë përsipër udhëheqjen e kësaj fushate me dikastere të ndryshme dhe me organizata të ndryshme. Kemi parapa diku mbi 80 aktivitete në shkolla. Dhuna në baza gjinore është dhunë vetëm pse është vajzë dhe e merr guximin ta cenojë integritetin e saj, prandaj jemi të shqetësuar se këto raste janë të shpeshta në Kosovë”, tha Haxhiu.

Asnjëherë nuk duet të zgjidhen problemet përmes dhunës. Jam e bindur se gjatë kohës që jeni në shkollë do të keni mospajtime por që do ta kaloni me qetësi dhe të bashkëpunoni me njëri-tjetrin. Dhuna duhet të raportohet, përgjegjëse është policia dhe po ashtu dhuna në familje është e shprehur shumë edhe te fëmijët”.

Për fund, Nagavci e Haxhiu iu përgjigjën disa pyetjeve të nxënësve të kësaj shkolle. Pyetjet kishin të bëjnë me masat që ndërmerren ndaj dhunuesve dhe përkrahjen që e marrin viktimat e dhunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat