Limaj e Malaj pajtohen për koordinim diplomatik Kosovë-Shqipëri

Aktuale

Limaj e Malaj pajtohen për koordinim diplomatik Kosovë-Shqipëri

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 19:29
Foto nga takimi

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka takuar ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj të cilin e ka uruar për detyrën e tij të re dhe i ka dëshiruar suksese në angazhimet e tij të ardhshme.

Në njoftimin e Nismës thuhet se në këtë takim u theksua rëndësia e koordinimit diplomatik mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ambasadori Malaj shprehu mirënjohjen e tij duke u deklaruar i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin e mëtutjeshëm me lidershipin e NISMA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat