​Kamberi: Beteja jonë politike për flamur do të vazhdojë deri në realizim

Aktuale

​Kamberi: Beteja jonë politike për flamur do të vazhdojë deri në realizim

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 16:34
Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ka ngritur serish çështjen e përdorimit të lirë të flamurit kombëtar nga shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se beteja e nisur nga shqiptarët për përdorimin e lirshëm të flamurit kombëtar në Serbi do të vazhdojë deri në fund.

“Që të valojë lirshëm në Luginë të Preshevës, duhet mos pasur fobi ndaj tij këtu, në Parlamentin e Beogradit, nga ku i njëjti na është ndaluar!

E nga kërkesa si kjo e përdorimit të flamurit kombëtar lirshëm, beteja politike e jona duhet vazhdojë, pa dorëzim deri në realizim”, ka shkruar Kamberi në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat