Visar Berisha: Shqipëria po zgjerohet, do të kërkojë t’i bashkohet Kosova

Aktuale

Visar Berisha: Shqipëria po zgjerohet, do të kërkojë t’i bashkohet Kosova

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 22:08
Visar Berisha

Visar Berisha tha se Shqipëria ka me rritë nevojën me u bashku me Kosovën, sepse sipas tij “ka nevojë mi shtri tregjet”.

Ai tha se e rëndësishme është që demokracia me funksionu në të dy vendet.

“Frikën e vetme e kam që Kosova dhe Shqipëria ende nuk e kanë zhvilluar demokracinë e vet, në momentin që zhvillohen demokracitë –shnoshen shoqëritë brenda, nuk kam kurfarë shqetësimi të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Berisha në Pressing.

“Shqipëria ka me rritë nevojën me u bashku sepse ka nevojë me shtri tregjet dhe kjo është normale”, tha ai.

“Nëse dy shoqëri janë të zhvilluara dhe me shoqëri të shëndoshë, s’ka kurfarë problemi. E rëndësishme është demokracia me funksionu në të dy vendet”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat