Haxhiu takohet me gratë ukrainase e afgane, njoftohet me kërkesat dhe përvojat e tyre

Aktuale

Haxhiu takohet me gratë ukrainase e afgane, njoftohet me kërkesat dhe përvojat e tyre

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 10:11
Ministrja Haxhiu  bisedoi me to rreth nevojave që kanë dhe dëgjoi përvojat e tyre.

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu takon gratë ukrainase dhe afgane.

Ministrja Haxhiu  bisedoi me to rreth nevojave që kanë dhe dëgjoi përvojat e tyre. Ajo tha se si Ministri kanë ndërmarrë shumë veprime, por që ende ka shumë punë për tu bërë deri sa të arrihet që të respektohen të drejtat e secilës grua.

“Qeveria jonë ka bërë përpjekje për të mbështetur këtë kategori. Arsyeja që jemi këtu është që të flasim të njihemi me nevojat tuja. Ministria Drejtësisë në këtë drejtim ka nisur me 25 nëntor fushatën kundër dhunë në bazë gjinore dhe në këto ditë kemi planifikuar të kemi mbi 88 aktivitete në secilën komunë të Kosovës sepse konsiderojmë që është e rëndësishme ta mbrojmë dinjitetin e grave”.

“…në anën tjetër dhuna në familje është e papranueshme dhe në këtë drejtim si Ministri kemi ndërmarrë shumë veprime megjithatë mendoj që kemi ende shumë punë për të bërë deri sa të arrijmë që të respektohen të drejtat secilës vajzë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat