​Ushtria e Kosovës dhe e Shqipërisë takohen për të avancuar bashkëpunimin

Aktuale

​Ushtria e Kosovës dhe e Shqipërisë takohen për të avancuar bashkëpunimin

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Një delegacion i Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK) ka qëndruar për vizitë dyditore në Shqipëri, nga ku është takuar me krerët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FARSH).

Në njoftimin e FSK-së, thuhet se delegacioni i kryesuar nga Kolonel Ahmet Ajeti, u prit në takime të ndara nga ushtruesi i detyrës së Komandantit të Akademisë së FARSH-së, Kolonel Bardhyl Nuredinaj.

Si arsye e këtij takimi ishte avancimi i bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe FARSH-it.

“Gjatë vizitës dy ditore janë shkëmbyer përvoja dhe janë diskutuar fusha të reja të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes dy ushtrive me fokus avancimin e ngritjes profesionale të ushtarakëve në Qendrat e trajnimit të FARSH-së dhe FSK-së”, përfundon njoftimi i lëshuar nga Forcat e Armatosura të FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat