Gërvalla vijon takimet dypalëshe në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri

Aktuale

Gërvalla vijon takimet dypalëshe në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 13:10
Donika Gërvalla

Në ditën e dytë të qëndrimit në Senegal dhe pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri, i cili po mbahet në Dakar, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka vazhduar takimet dypalëshe me përfaqësues nga shtete të ndryshme.

Gërvalla në margjina të këtij Forumi takoi delegacionin e Bregut të Fildishtë, të kryesuar nga Ministri i Deleguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bregut të Fildishtë, Wautabauna Ouattara, zëvendës ndihmësadministratorin e USAID-it për Parandalimin dhe Stabilizimin e Konflikteve, Neilesh Shelat, dhe pjesëmarrës të tjerë të Forumit. 

Thellimi i bashkëpunimit të dyanshëm dhe konkretizimi i tij përmes programeve të veçanta dhe në fusha të interesit të dyanshëm ishin temat kryesore ku u përqendrua biseda në kuadër të takimeve të ndara. 

Gërvalla mori pjesë edhe në konferencën përmbyllëse të Forumit për media, së bashku me ministrin e Jashtëm të Senegalit, Ismaïla Maidor Fall dhe ministrin e Jashtëm të Kepit të Gjelbër/Cabo Verdes, Rui Alberto De Figueiredo Soares, ku ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me kontinentin afrikan në përgjithësi dhe bashkëpunimin me Republikën e Senegalit në veçanti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat