Ministri i Mbrojtjes në takim me Përparim Ramën, tregon për çka folën

Aktuale

Ministri i Mbrojtjes në takim me Përparim Ramën, tregon për çka folën

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 15:39
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar sot me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar sot me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën.

Për takimin ka njoftuar vetë Maqedonci, i cili ka publikuar pamje nga takimi.

Ai ka thënë se me Ramën ka folur rreth bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e emergjencave civile, ngritjes së kapaciteteve reaguese të kryeqytetit në rast të fatkeqësive natyrore si dhe rasteve të shkaktuara nga vet dora e njeriut.

Image
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar sot me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën

“Në takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama diskutuam rreth bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e emergjencave civile, ngritjes së kapaciteteve reaguese të kryeqytetit në rast të fatkeqësive natyrore si dhe rasteve të shkaktuara nga vet dora e njeriut. U dakorduam për koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional”, ka shkruar Maqedonci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat