Kurti: Të gjithë duhet të angazhohen që çdo grua e vajzë të jetojë pa dhunë e frikë

Aktuale

Kurti: Të gjithë duhet të angazhohen që çdo grua e vajzë të jetojë pa dhunë e frikë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 17:21
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë marrë pjesë në Lansimin e Programit të Kryerësve të Dhunës.

Kryeministri Kurti ka thënë se të gjithë duhet të angazhohen që çdo grua dhe vajzë të jetojë pa dhunë e frikë.

“Çdo vajzë e grua ka të drejte të jetojë pa dhunë, pa frikë dhe pa u kërcënuar. Çdo vajzë dhe grua ka të drejtë të jetojë e lirë. Kjo është bindja ime e thellë dhe angazhimi ynë. Është angazhim i të gjithë neve. Këtë synim e kemi në Kushtetutën tonë, e kemi në ligje. Krahas rehabilitimit psiko-social për ata që kanë kryer dhunë ndaj grave dhe vajzave synimi përfundimtar është krijimi i një mjedisi të sigurt për të mbijetuarat”, është shprehur ai.

Ai ka theksuar se po investojnë duke siguruar që viktimat e dhunës të kenë kushtet e nevojshme për të rindërtuar jetën e tyre.

“Ne nuk mund të kthejmë kohën mbrapsht për krimet që kanë ndodh por mund të iu ofrojmë mbështetje viktimave e të parandalojmë krimet për të ardhmen e për këtë po investojmë duke siguruar se viktimat e dhunës i kanë burimet e strukturat e nevojshme për të rindërtuara jetën e tyre”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se kanë rritur financimin për strehimoret mbi 100 për qind në vitin 2023. Po ashtu, ai ka shtuar se është bërë avancimi pas i në kodin Penal duhan ndaj grave cilësohet vepër penale.

Krejt kjo sipas tij, me qëllim që të plotësohet baza ligjore që mundëson dhunuesit të shpallen fajtor për dhunën në familje.

“Është e rëndësishme një viktimë të mos e përfundoj jetën normale pas atij krimi. Kemi rritur financimin shërbimin e strehimoreve mbi 100 për qind në vitin 2023. E filluar reformën për qendrën punë sociale. Andaj ne po vazhdojmë të përmirësojmë kornizës ligjore dhe mekanizmat që shërbejnë për mbrojtën  e grave. E kemi avancuar nëpërmjet definimit të dhunës ndaj grave si vepër penale në Kodin Penal”, është shprehur ai.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se dhuna ndaj grave nuk është çështje private dhe nuk duhet të konsiderohet asnjëherë si e tillë, raporton EO.

Ajo ka kërkuar që dhuna të raportohet.

“Qeveria e Republikës së Kosovës për herë të parë është angazhuar për adresimin  e dhunës ndaj familjes  dhe grave. E kemi thënë disa që dhuna ndaj grave nuk është çështje private dhe nuk duhet të konsiderohet asnjëherë si e tillë  është çështje e drejtave të njeriut është çështje sociale politike shëndetësore po ashtu është ekonomike prandaj si institucion do vazhdojmë që ta kryejmë punën tonë që çdo  grua të këtë jetë të dinjitetshme të vazhdoj pa dhunë atë që ia garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Franak Power, shef i Zyrës së Këshillit të Evropës, ka thënë se qëllimi kryesor i programeve të tilla është minimizimi i numrit të viktimave të dhunës.

“Kur bëhet fjalë në mënyrë specifike për një tjetër çelës, autorët, neni 16 i Konventës thotë se palët duhet të marrin legjislacionin e nevojshëm ose masa të tjera për të krijuar ose mbështetur programe që synojnë të mësojnë autorët e dhunës në familje të adoptojnë sjellje jo të dhunshme në marrëdhëniet ndërpersonale me synimin për të parandaluar dhunën e mëparshme dhe ndryshimin e modeleve të sjelljes së dhunshme”, ka thënë tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat