​Protesta kundër Trendafilovës, AGK e shqetësuar ndaj pengimit të gazetarëve nga policia

Aktuale

​Protesta kundër Trendafilovës, AGK e shqetësuar ndaj pengimit të gazetarëve nga policia

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 18:14
Gazetarët

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e tij si pasojë e zhvillimeve të ditës së sotme nga protesta e PSD-së, kundër Ekaterina Trendafilova - kryetare e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, ku është hedhur sprej dhe gaz lotsjellës në drejtim të gazetarëve.

Nga ky veprim i policisë, kanë pësuar gazetarët Elmedina Ballazhi dhe Pleurat Salihu, i cili edhe është alivanosur, Hasan Hoti dhe Rrahman Osmani, si dhe të tjerë.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, kjo sjellje e Policisë së Kosovës është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme, andaj i bën thirrje që të respektojë punën e gazetarëve, si dhe të mos i pengojë ata gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale.

“Njëherësh, u bëjmë thirrje kolegëve që raportojnë nga terreni të bartin me vete ID-të e tyre të punës, si dhe jelekët me mbishkrimin PRESS, ashtu që të identifikohen që janë punonjës të medieve, dhe jo protestues”, thuhet në reagim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat