Detaje nga rasti tragjik në Prishtinë: I riu që dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij ende në arrati

Aktuale

Detaje nga rasti tragjik në Prishtinë: I riu që dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij ende në arrati

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur sonte kryeqytetin, ku i riu, Edon Bujupi, dyshohet se privoi nga jeta vjehrrin e tij 52-vjeçar, Ali Kosova.

Media mëson se Bujupi menjëherë pas kryerjes së veprës është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është kapur nga Policia.

Konfliktin mes palëve që përfundoi tragjikisht, e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit.

Ata kanë pohuar se Bujupi ka goditur me thikë 52-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë fatale për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat