Dita e fundit, interesim i madh serbëve për regjistrim të veturave në veri

Aktuale

Dita e fundit, interesim i madh serbëve për regjistrim të veturave në veri

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Të enjten kur përfundon afati për konvertimin e targave nga ato ilegale në RKS, shihet interesim i madh i qytetarëve serbë në qendrat e kontrollimit teknik në Mitrovicë të Veriut.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka theksuar se qytetarët mund t’i regjistrojnë veturat vetëm edhe të enjten.

Elshani, ka theksuar se nga 1 nëntori deri më 29 nëntor janë regjistruar mbi 3 mijë me vetura me targa RKS.

Ai ka thënë se edhe 800 kanë qenë të regjistruara më herët.

Ministria e Punëve të Brendshme tanimë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS.

Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat