Abazi thotë se ka dy kundërshtime për raportin e Komisionit Evropian

Aktuale

Abazi thotë se ka dy kundërshtime për raportin e Komisionit Evropian

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 12:31
Haki Abazi

Ish – deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se raporti i progresit përmban një fjali problematike në vazhdimësi, siç tha ai duke thënë se Kosova ka shpallur pavarësi të njëanshme.

Ai tha se ky komision nuk ka mandat që të kualifikojë pavarësinë e Kosovës.

Tutje, ai ka përmendur edhe sulmin terroristë në Banjë, ku tha së ky sulm është përshkruar në butësi dhe sipas tij, nëse do të ndodhtë diku tjetër do të përshkruhej ndryshe.

“Për raportin e progresit unë fillimisht do t’i kisha thënë dy fjalë kundërshtuese për raportin. E para është se raporti përmban një fjali problematike në vazhdimësi duke thënë që Kosova ka shpallur pavarësi të njëanshme. Është shumë problematike e para që Komisioni Evropianë merret më çështjen e pavarësisë së Kosovës si kualifikim, sepse nuk ka asnjë mandat realisht të kualifikojë pavarësinë e Kosovës. Ai është akt i shpallur ndërmjet përfaqësuesve të shtetit të Kosovës dhe shtetet individuale anëtare të Komisionit Evropian mund të kenë qëndrime, sigurte që kanë, shumica prej tyre kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe jo raporti, sepse është dëmtim i qëndrimit dhe pozicionit të shtetit të Kosovës.

E dyta është butësia e përshkrimit të aktit terroriste në Banjskë që bënë ky raport i progresit. Kushdo që është marrë me shkrimin e raportit të progresit për vendin është dashur që në mënyrë eksplicite të dënohet e të paraqitet akti si sulm terroriste…sepse kjo mbetet në histori. Paramendojeni se çfarë dhe në çfarë forme do të përshkruhej çfarëdo sulmi në një shtet tjetër, nesh kjo do të kishte ndodhur jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, tha ai në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat