Krasniqi: Gjendja në vend është edhe më e rëndë se që paraqitet në Raportin për Kosovën

Aktuale

Krasniqi: Gjendja në vend është edhe më e rëndë se që paraqitet në Raportin për Kosovën

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 12:58
Rrezarta Krasniqi

Në debatin parlamentar për Raportin për vendin, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi tha se Kuvendi është shndërruar në një makineri vulosëse, që sipas saj çështjet për të cilat do të duhej të kishte debat e argumente, kalojnë me procedurë të përshpejtuar dhe pa diskutime.

Ndërkaq, lidhur me Raportin e Progresit, Krasniqi potencoi se gjendja është edhe më e rëndë se ajo që është pasqyruar në këtë raport. Ajo kritikoi institucionet për mos angazhim më qëllimin e ndërmarrjes së veprimeve për të larguar masat nga Bashkimi Evropian.

Krasniqi: Gjendja jonë është edhe më e rëndë se ajo që është e pasqyruar në këtë raport

“Derisa sot po diskutojmë për gjendjen e këtij raporti, gjendja jonë është edhe më e rëndë se ajo që është e pasqyruar në këtë raport. Kjo për faktin se kemi masa nga Bashkim Evropian për Kosovën. Gjithashtu është edhe më e rënduar së nuk shohim asnjë angazhim të institucioneve tona më qëllim të ndërmarrjes së veprimeve konkrete për të larguar masat e Bashkimit Evropian. Masat e BE, përfshijnë shumë të madhe monetare, prej 295 milionë euro e cila ndikon drejtpërdrejt në të ardhmen e qytetarëve tanë. Kosova vazhdon të mos angazhohet në avancimin e së ardhmes së saj evropiane…Këtë vit kemi një heshtje mbase janë lodhur nga leximi i shpejte i vitit të kaluar, prandaj këtë vit duhet më shumë kohë dhe po procedesojnë më ngadalë me lexim të raportit”, theksoi Krasniqi.

Deputetja Krasniqi theksoi se nga 104 ligjet e miratuara, 22 prej tyre janë miratuar me procedurë të shpejtë dhe mënyra të tjera, për çka tha se kjo është shndërruar në normalitet për mazhorancën.

Krasnqi: Ky raport mund të quhet si raport i faktimit të regresit

“Ky raport mund të quhet si raport i faktimit të regresit, se kjo qeveri dhe ky pushtet janë kampion për regres…Nga 104 ligjet e miratuara, 22 ligje kanë qenë të miratuara me procedurë të shpejtë…Këto të gjetura tregojnë se Kuvendi është shndërruar në një makineri vulosëse ku të gjitha çështjet me të rëndësishme të cilat do duhej të kishte debat, argumente e kundër argumente kalojnë me procedurë të përshpejtuara, pa diskutime…sepse kështu është mësuar kjo mazhorancë”, theksoi Krasniqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat