Detaje nga konflikti familjar që përfundoi tragjikisht: Dhëndri e goditi disa herë me thikë 52-vjeçarin

Aktuale

Detaje nga konflikti familjar që përfundoi tragjikisht: Dhëndri e goditi disa herë me thikë 52-vjeçarin

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 13:48
Ali Kosova

Një konflikt familjar përfundoi tragjikisht mbrëmjen e shkuar në Prishtinë. 29-vjeçari, Edon Bujupi, dyshohet se ka goditur disa herë me thikë babanë e bashkëshortes së tij, 52-vjeçarin, Ali Kosova.

Kosova u dërgua me urgjencë dhe në gjendje të rëndë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

E, Bujupi me të kryer veprën e rëndë për të cilën dyshohet, është arratisur nga vendi i ngjarjes për në drejtim të panjohur. As 17 orë pas krimit, i dyshuari ende s’ka rënë në prangat e Policisë.

Por si ndodhi e gjithë ngjarja? Media sjellë detaje të reja

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmitë e dy fëmijëve të Kosovës, të cilët konfirmuan se babai i tyre u vra nga dhëndri, Edoni.

Sipas tyre, pas një konflikti verbal mes Aliut dhe Edonit, ky i fundit i është sulur me thikë. Pavarësisht tentativës që t’i shmanget, Aliu është goditur disa herë me thikë, duke marrë plagë të cilat do t’i kushtonin me jetë.

Media mëson se plagët që mori, i kishte në pjesën e gjoksit dhe pavarësisht intervenimit të stafit mjekësor në QKUK, ai s’ka arritur që t’i përballojë ato.

Ndërkohë Policia ka shpallur në kërkim të dyshuarin, Edon Bujupi, i cili dyshohet për veprën penale ‘Vrasje’.

Kujtojmë që Bujupi një javë para krimit, ishte raportuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat