Kuvendi mblidhet sërish nesër

Aktuale

Kuvendi mblidhet sërish nesër

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 20:22
Kuvendi i Kosovës

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar se deputetët do të mblidhen nesër për seancë plenare.

Seanca e 1 dhjetorit pritet të nisë nga ora 11, ndërsa në rend të ditës është vetëm një pikë: Pyetjet parlamentare.

Kuvendi u mblodh edhe sot, ku pikë qendrore e kësaj seance ishte Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023.

Nga deputetët pozitë-opozitë, ky raport u vlerësua ndryshe.

Qeveria dhe deputetët e pushtetit e kanë lavdëruar Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2023, teksa deputetët e opozitës e kanë quajtur atë si raportin më të dobët që ka marrë ndonjëherë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat