Plaçkitja në Suharekë, ish-polici Morina: Duhet të ketë bashkëpunim mes ShKK-së dhe PK-së

Aktuale

Plaçkitja në Suharekë, ish-polici Morina: Duhet të ketë bashkëpunim mes ShKK-së dhe PK-së

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 23:47
Ish-polici Refki Morina

Ish-polici Refki Morina duke folur për rastin e plaçkitjes së argjendarisë në Suharekë, ka theksuar nevojën për bashkëpunim më të mirë ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

I ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka thënë se duhet të ketë një bashkëpunim më të mirë ndërmjet këtyre dy institucioneve të sigurisë sidomos në rastet ndaj personave që kanë kryer vepra të rënda penale.

“Shërbimi Korrektues punon si duhet, por duhet të ketë një bashkëpunim të mirëfilltë me Policinë e Kosovës. Në momentin kur ata lirohen nga burgu, duhet të njoftohen institucionet përkatëse në rajonin ku banon ai person në mënyrë që të përcillet për arsye se kemi të bëjmë me recidivistë”, ka thënë Morina.

Sipas tij, recidivistët herëdokur kur u jepet rasti, kryejnë të njëjtën vepër penale që kanë kryer më herët, prandaj duhet të përcillen.

“Kemi raste kur është lëshuar nga qendra e mbajtjes ose është lëshuar për vikend, personat kryerës të veprave penale mund të ndodh që ta kryejnë veprën penale sa janë në pushim dhe prapë të kthehen në burg për t’i humbur gjurmët”, ka shtuar ish-polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat