“Skandal, veç në Kosovë ka kështu”, Rron Gjinovci i reagon ashpër Liburn Aliut

Aktuale

“Skandal, veç në Kosovë ka kështu”, Rron Gjinovci i reagon ashpër Liburn Aliut

Nga: A.Zh Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 09:00
Rron Gjinovci

Deklarata e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, “se Kosova është një projekt i përkohshëm”, ka shkaktuar reagime të shumta.

Aliu, mbrëmë në emisionin “Zanat”, ka thënë se “Kosova shtet i pavarur është një projekt i përkohshëm që ka me marrë një rrugë”.

“Unë e shoh sot Kosovën më shumë se një projekt të përkohshëm. Cilat janë elementet që sot përpiqen me kriju kombin kosovar? Kushtetuta e Republikës së Kosovës është e një vendi multi-etnik, çfarë është kosovari, a është kosovari shqiptar apo diçka tjetër, nëse do të krijonim një komb që do të synonte një përzierje të etnive nuk e di sa do të ketë sukses, dhe nuk është duke pasur sukses”.

Unë mendoj që projekti Kosova shtet i pavarur është një projekt i përkohshëm që ka me marrë një rrugë. Rruga është normale, zhvillimi ekonomik, qarkullimi i vazhdueshëm brenda gjithë Ballkanit, do ta kthejë në vendin e vet ku do të shuhen të gjitha ato shovinzimat e të gjithë do të ktheheshin në vendin e vet”, ka theksuar Aliu.

Atij për këtë deklaratë, i ka reaguar edhe aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, përcjell Bota sot.

“Ky është skandal. Ministri mos me besu në shtetin në të cilin është ministër, veç në Kosovë ka kështu”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat