Vdekja e foshnjës në QKUK, flasin nga Gjinekologjia

Aktuale

Vdekja e foshnjës në QKUK, flasin nga Gjinekologjia

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 09:17
Zef Ndrejaj

Një foshnje raportohet se ka vdekur gjatë lindjes në klinikën Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti është raportuar nga Policia në raportin 24-orësh, derisa i njëjti është konfirmuar edhe nga drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.

Sipas Ndrejajt, tani për tani janë duke u bërë vlerësimet e rastit dhe nuk mund të thuhen shkaqet pse ka ndodhur vdekja.

Megjithatë, Ndrejaj ka deklaruar se më vonë do të dilet me një qëndrim për medie, pasi të shqyrtohet rasti.

“Janë duke u marrë vlerësimet dhe do të shohim. Vdekje të foshnjës mundet me pas por ka shkaqe të ndryshme. Tash e analizojmë dhe e shikojmë çka është puna sepse ndodhin këto, ka shumë lindje, ka shumë problem. E japim një koment për media pak më vonë pasi ta shqyrtojmë”, deklaroi Ndrejaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat