“Kosova projekt i përkohshëm”/ Abdixhiku i reagon ashpër Aliut: Kosova në duar të mohuesve të shtetësisë

Aktuale

“Kosova projekt i përkohshëm”/ Abdixhiku i reagon ashpër Aliut: Kosova në duar të mohuesve të shtetësisë

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 11:50
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, se, Kosova si shtet është projekt të përkohshëm.

Abdixhiku ka thënë se, Kosova udhëhiqet sot nga “populistë” mosbesues të saj.

Sipas tij, fati i projektit më të madh shqiptar, ‘Kosova shtet i pavarur e sovran’ është në duar të mohuesve të vet shtetësisë.

Postimi i plotë:

Ç’të duhen kundërshtarët e jashtëm, kur i ke të brendshmit?

Republika e Kosovës, sot udhëhiqet nga popullistë mosbesues të saj. Fati i projektit më të madh shqiptar, ‘Kosova shtet i pavarur e sovran’ është në duar të mohuesve të vet shtetësisë.

Prandaj betimi mbi Republikë është farsë.

Prandaj shkelja e Kushtetutës bëhet zakonshmëri.

Sepse mosbesimi ndaj Kosovës është bindje.

Këta kanë atdhe të dytë.

Ne kemi vetëm Kosovën.

LDK-ja si formacion i vetëm pavarësist, beson në Republikë. Fëmijët tanë meritojnë të besojnë në Republikë! Në shtetin që prindërit e gjyshërit e tyre nuk e kishin por ua kanë lënë me plot sakrificë. Në shtetin që në vend të mbytjes së ëndrrave e dhënies së pasigurisë u jep shpresën se një ditë do të jenë të barabartë mes popujve e shteteve euroatlantik!

Prandaj dhe zgjedhja juaj është fare e lehtë.

Sepse Kosova është e përhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat