Historiani i njohur tregon se qysh e themelua Jugosllavia, e quan “burg të kombëve”

Aktuale

Historiani i njohur tregon se qysh e themelua Jugosllavia, e quan “burg të kombëve”

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 14:35
Jahja Drançolli

Historiani i njohur i Kosovës, Jahja Drançolli, ka shkruar një shkrim relativisht të gjatë mbi historinë e themelimi të Jugosllavisë më 1 dhjetor të vitit 1918.

Drançolli ka shkruar për atë që njihet si “Jugosllavia e parë”, që u quajt zyrtarisht Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve. Por Drançolli ka shkruar edhe për Jugosllavinë e Titos, që u themelua pas përfundimti të Luftës së Dytë Botërore.

“Në fillimet e saj, më 1 dhjetor 1918, vendi u quajt Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, ndërsa nga viti 1929 u quajt Mbretëria e Jugosllavisë. Pas Luftës së Dytë Botërore, shteti komunist i Jugosllavisë u quajt Republika Popullore Federale e Jugosllavisë, Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë dhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë komuniste në vitin 1992, u riemërua Republika e Serbisë dhe Malit të Zi, duke mbijetuar deri në vitin 2003. Ky vit shënon fundin e Jugosllavisë.” – shkruan Drançolli.

Historiani Drançolli e ka cilësuar Jugosllavinë si “burg i kombëvve”. Në shkrimin e tij, Drançolli ka ofruar fakte interesante për kolonizimin e Kosovës nga ana e kolonëve serbe.

"Pas përfundimit të demarkacionit të shtetit komunist jugosllav nga fundi i viteve 1950, Krahina Autonome e Kosovës (dhe Metohisë), zotëronte një territor prej 10,887 km².

Burimet historike të kohës dëshmojnë se pas Luftës së Parë Botërore u krye riokupimi klasik i Kosovës nga Serbia për ta përfshirë atë në mbretërinë e sapoformuar të SKS, e cila për të shpronësuar shqiptarët kishte praktikuar reformën agrare, duke sjellë kolonët serbe nga viset e ndryshme të mbretërisë së atëhershme. Kolonizimi u shoqërua me serbizimin e popullsisë vendase, e cila kishte reaguar me kryengritje të mëdha të shoqëruara me migrime drejt Turqisë dhe vendeve të tjera (për këtë duhet parë programi i migrimit të V. Čubrilović-1937, dhe studimi i nobelistit Ivo Andriç -1939)." - shkruan tutje ai.

Për më shumë, lexojeni të plotë shkrimin e tij:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat