Vrasja tronditëse e Liridona Murselit, këto janë detajet e reja për rastin e rëndë – prokuroria vjen me një kërkesë

Aktuale

Vrasja tronditëse e Liridona Murselit, këto janë detajet e reja për rastin e rëndë – prokuroria vjen me një kërkesë

Nga: Bota sot Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 17:18 Përditësuar në ora: 17:47 më 02.12.2023
Naim Murseli dhe gruaja e tij

Prokuroria ka përpiluar kërkesën për paraburgimin e Naim Murselit dhe dy të tjerëve për vrasjen e Liridona Ademajt

Prokurorja e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerëve që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është përpiluar nga Prokurorja e Shtetit ndaj tre personave të dyshuar, të përfshirë në rastin e vrasjes së rëndë dhe brenda afatit ligjor do të delegohet në gjykatë”.

Ndërkaq, seanca dëgjimore është caktuar për ditën e nesërme ku Murseli dhe dy të tjerët do të dalin para gjykatës.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor në Sinidoll të Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, në mesin e të cilëve është bashkoshorti i saj, Naim Murseli.

Kjo është arsyeja që dyshohet se mund të ketë inspiruar Naimin për vrasjen e Liridonës!

Opinioni shqiptar dhe me gjerë vazhdon të jetë i tronditur nga vrasja e Liridona Ademajt. Burri i saj, Naim Murseli dyshohet se qëndron prapa kësaj vrasje makabre mbrëmjen e së mërkurës. Murseli dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, nënë e dy fëmijëve. Murseli thuhet se ka pranuar para organeve të drejtësisë organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Por cila ishte arsyeja që e nxiti atë drejt kësaj vepre kriminale e monstruoze?

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Naim Murseli para një kohe i ka paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani të fuqishme suedeze. Sigurimi jetësor ndër të tjera garantonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro.

Naim Murseli dyshohet se ka qenë në dijeni për këtë shumë shpaguese dhe mund të jetë inspiruar që të organizoi fundin tragjik të nënës së dy fëmijëve të tij. Murseli ende s’ka treguar para organeve të drejtësisë arsyen që ka bërë këtë krim, por një nga pistat e besueshme mund të jetë kjo, bazuar në burime të afërta me ish-çiftin.

​Vrasja e Liridona Ademajt, ja kur mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve

Seanca gjyqësore ndaj Naim Murseli, i cili dyshohet se e ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, personit me inicialet G.P, që sipas prokurorisë është dorasi, si dhe të dyshuarin tjetër me iniciale K.K., i cili është pjesëtar i FSK-së, do të mbahet nesër në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas një burimi të Kp, në seancën e paradites, të akuzuarve, dy nga ta që tanimë kanë pranuar fajësinë, pritet të vendoset për një muaj paraburgim.

Ndërkohë, lidhur me rastin ka reaguar edhe KMDLNj-ja, e cila ka theksuar se pret që hetimet të zhvillohen në përputhje me procedurat e parapara ligjore dhe se pas këtyre hetimeve, Gjykata kompetente do të merr vendim në përputhje me provat dhe ligjin.

“Para tre ditëve në mënyrë mizore u shua jeta e një njeriu, një gruaje, një nëne, një bije dhe një motre, u shua jeta e Liridona Ademajt që shkaktoi, me të drejtë hidhërim të madh të qytetarëve të Kosovës dhe jo vetëm të Kosovës. Me këtë rast KMDLNJ- ë shpreh shqetësim të thellë për vrasjen mizore të Liridona Ademaj dhe ngushëllon sinqerisht familjen Ademaj për këtë humbje të rëndë. KMDLNj-ë, në të njëjtën kohë vlerëson lartë përkushtimin, profesionalizmin dhe efikasitetin e institucioneve përgjegjëse për mbrojtje të ligjit për zbardhjen e shpejtë të rastit dhe arrestimin e të dyshuarve për këtë krim, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit që brenda një qarku të ngushtë kohor zbardhën dy raste të rënda kundër jetës, sigurisë dhe pronës. KMDLNj e njeh dhe e pranon parimin e përgjegjësisë penale individuale andaj ftonë të gjithë që të përmbahen nga deklaratat në të cilat përfshihen palët e treta, pa qenë fare të implikuara në këtë rast”, thuhet në reagim.

Flet vëllai i Liridonës

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë tre të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, përfshirë edhe bashkëshortin e saj, Naim Murselin, i cili dyshohet se e ka porositur vrasjen e saj.

Pas arrestimeve, janë deklaruar nga familja Ademaj. Vëllau i Liridonës, Liridon Ademaj ka thënë se do të zhvarrosin trupin e familjares së tyre, e cila dje u varros në varrezat e familjes Murseli.

“S’ka pas problem, asnjëherë. Motra jonë ishte e ndershme. Po është e vërtetë do zhvarrosim trupin e saj nga atje me dashje ose pa dashje”, ka deklaruar Ademaj.

Ai tha se i kanë dhënë dy ditë ditë besë familjes Murseli.

“I kemi dhënë dy ditë kohë, edhe shumë e kanë”, ka deklaruar ai.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në krimin e rëndë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është kualifikuar si “Vrasje e rëndë”.

Policia thotë se ka konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe veturën që janë përdorur në rastin e vrasjes së Liridonës

Policia thotë se ka konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe veturën që janë përdorur në rastin e vrasjes së Liridonës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me arrestimin Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, si të dyshuar lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, mbrëmjen e 29 nëntorit.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në krimin e rëndë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është kualifikuar si “Vrasje e rëndë”.

“VRASJE E RËNDË -Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndryshe, media merr vesh nga burime se Murseli dyshohet se e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro që t’ia vrasë gruan. Raportohet se 15 mijë ia kishte dhënë para krimit të rëndë, e 15 mijë të tjera pas vrasjes.

Zyrtarisht ende s’ëhtë konfirmuar, mirëpo raportimet në media janë se Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjecares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur vrasjen dhe se edhe Murseli e ka pranuar këtë para hetuesve.

Pas arrestimit të tyre, Policia dhe Prokuroria e Shtetit kanë dalë me nje komunikatë të përbashkët, ku u tha se ata janë arrestuar në Gjakovë dhe se është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, në vazhdën e veprimeve hetimore të ndërmarra në mënyrë intensive, lidhur me rastin e dt. 29.11.2023, i cili është vlerësuar fillimisht si “grabitje me pasoja të vrasjes”, ku ka mbetur e vdekur një grua, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në këtë rast. Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Lidhur me vrasjen e Liridonës, është arrestuar edhe Kushtrim Kokalla, që raportohet të jetë nipi i Naim Murselit.

Kokalla është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kjo është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes.

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Për rastin ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

Ajo tha se Murseli ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë, duke thënë se ishin cak i një grabitje.

“Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.

Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, shkroi Haxhiu.

Tre të arrestuar dhe 30 mijë euro për ta kryer krimin e rëndë - krejt çka dihet për vrasjen e Liridona Murselit

Vrasja e Liridona Murselit më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë tronditi vendin. E ndjera e cila ishte gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit, dyshohet se u vra me porosi nga bashkëshorti i saj, Naimi, pasi të dy fillimisht u përballën me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe më pas shtënë me armë, duke lënë të vdekur Liridona Murselin, 33-vjeçare.

Detaje tronditëse u zbuluan ditën e djeshme, kur Policia e Kosovës fillimisht bëri të ditur se ka arrestuar dy persona të implikuar në vrasjen e Liridona Musliut.

Njëri nga ta ishte pikërisht bashkëshorti i tashmë të ndjerës, Liridonës, Naim Murseli, kurse tjetri i identifikuar ishte Granit Plava – i cili dyshohet se kreu vrasjen “me porosi”.

Sinjali mësoi ekskluzivisht se bazuar në dëshminë e të dyshuarit për vrasjen e Liridona Murselit, i njëjti ishte paguar nga bashkëshorti i saj, tashmë i arrestuar, Naim Murseli.

Granit Plava, i cili është edhe bashkëfshatarë me Naim Murselin, dyshohet se për kryerjen e vrasjes u pagua 30.000 euro nga Murseli, ku 15 mijë euro i kishte marrë para kryerjes së vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’i merrte pas vrasjes së Liridonës.

Pas arrestimit të tyre, Policia dhe Prokuroria e Shtetit dolën me nje komunikatë të përbashkët, ku u tha se ata janë arrestuar në Gjakovë dhe se është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, në vazhdën e veprimeve hetimore të ndërmarra në mënyrë intensive, lidhur me rastin e dt. 29.11.2023, i cili është vlerësuar fillimisht si “grabitje me pasoja të vrasjes”, ku ka mbetur e vdekur një grua, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në këtë rast. Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet në njoftim.

E më vonë, Policia e Kosovës arrestoi edhe një person të tretë si të dyshuar për vrasjen e Lirona Murselit.

Siç mësoi media, i arrestuari ishte Kushtrim Kokalla – pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kokalla është vëllai i zyrtarit policor, Kanon Kokalla, i cili shërben në Policinë Rajonale në Gjakovë.

Për të dyshuarin e fundit, lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Mbrojtjes.

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndër tjerash, merret vesh se familja Ademaj, familjes Murseli i ka dhënë dy ditë besë, teksa bëhet e ditur se me tu anuluar e pamja, prindërit e Naim Murselit kanë vendosur të kthehen në Suedi.

Ndërkohë, babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, dha dje një version, ku sipas tij, Liridona kishte në çantë 3 mijë euro dhe se kishte rezistuar.

“Sipas çdo informacioni që kam, këta ishin duke u vendosur në shtëpi të re. Liridona kishte pasur një shumë të konsiderueshme në çantë dhe ka bërë rezistencë. Kanë pasur diku te 3 mijë euro. Naimi ishte duke ngarë makinën. Ata i kanë dalë me armë para makinës. Kur ju kanë dalë me armë, Naimi e ka kuptuar se do të vriten të gjithë dhe ka ikur nga makina. Flitet dhe një variant tjetër ku ka hapur derën e fëmijëve dhe i ka thënë bashkëshortes; ik, por ajo ka bërë rezistencë. Por mund të jetë ngatërruar me rripin e sigurimit pasi ishte stresi.”, ka deklaruar ai dje për media.

Familja e Liridonës shkon në Polici, kërkon zhvarrimin e trupit nga fshati i Naim Murselit

Burimet e medias kanë bërë të ditur se familjarët e Liridona Murselit kanë kërkuar zhvarrimin e trupit nga fshati i Naim Murselit.

Sipas burimeve, familja Ademaj ka shkuar në Polici dhe e ka paraqitur kërkesën e tyre.

Varrimi i Liridonës është bërë sot, gjatë ditës së premte, ku pas kësaj Policia e Kosovës ka arrestuar Naim Murselin, bashkëshortin e saj nën dyshimin se ka paguar për vrasjen e gruas së tij.

Gjithash është raportuar se Museli i kishte dhënë dorasit 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij.

Ministria e konfirmon arrestimin e pjesëtarit të FSK’së në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se një pjesëtar i FSK-së është arrestuar lidhur me vrasjen e Liridona Murselit të mërkurën në Prishtinë.

Në një komunikatë për media thuhet se hetimet janë duke u kryer nga organet e drejtësisë, teksa thanë se ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së.

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!”, thuhet në komunikatë.

Kushtrim Kokalla, pjestarë i FSK-së dhe nip i Naim Murselit është arrestuar sot në Prishtinë, nën dyshimin se është përfshirë në vrasjen e Liridona Murselit.

Ky është i arrestuari i tretë për vrasjen e Liridona Murselit, është pjesëtar i FSK-së

Një person i tretë është arrestuar në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Murselit që ndodhi orët e vona të së mërkurës.

Media mëson se i arrëstuari është Kushtrim Kokalla – pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kujtojmë që është raportuar se Naim Murseli ka pranuar fajësinë e tij.

Rasti është ende duke u hetuar.

Arrestohet edhe personi i tretë në rastin e vrasjes së Liridona Murselit

Një person i tretë është arrestuar në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Murselit që ndodhi orët e vona të së mërkurës.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë konfirmoi arrestimin e Naim Murselit dhe një personi tjetër lidhur me vrasjen e Liridona Murselit.

Sipas prokurorisë, është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat