“Filluan përleshjet fizike”/ Çka thuhet në kërkesën për paraburgim ndaj të dyshuarit se mbyti vjehrrin me thikë

Aktuale

“Filluan përleshjet fizike”/ Çka thuhet në kërkesën për paraburgim ndaj të dyshuarit se mbyti vjehrrin me thikë

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Prishtinë – Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bere kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit, Edon Bujupit, zyrtar policor, i cili dyshohet të ketë vrarë vjehrrin e tij, A.K.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar kërkesën e Prokurorisë, ku thuhet se i dyshuari kishte shkuar në banesë dhe pas një mosmarrëveshje me babën dhe vëllain e gruas fillojnë përleshjet fizike mes tyre.

Gjithnjë sipas kërkesës së Prokurorisë, i dyshuari pastaj e ka goditur vjehrrin e tij me thikë, i cili pastaj vdes në QKUK.

Me këto veprime, Bujupi dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.

Më 1 dhjetor, i dyshuari ishte dorëzuar në Polici.

“Betimi për Drejtësi” do t’ju mbajë të informuar lidhur me veprimet që do të ndërmerren ndaj të dyshuarit.

Ndryshe, të mërkurën mbrëma, Policia kishte njoftuar se në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë, një person theri me thikë babanë e bashkëshortes.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, u bë e ditur se viktima nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku”, thuhej në raport.

Po ashtu, policia bëri të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat