Bajrami për vrasjen e Liridonës: Të bashkohemi për të ndërmarrë hapa konkretë për të ndaluar këtë epidemi vdekjeprurëse

Aktuale

Bajrami për vrasjen e Liridonës: Të bashkohemi për të ndërmarrë hapa konkretë për të ndaluar këtë epidemi vdekjeprurëse

Nga: A.SH Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 11:38
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reagua pas vrasjes së Liridona Murselit.

Ajo ka thënë se është koha që të bashkohemi për të ndërmarrë hapa konkret për të ndaluar këtë epidemi vdekjeprurëse.

Postimi i plotë:

Ngushëllimet e mia të sinqerta për Liridonën 💔

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjës, miqve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë për vdejken makabre të Liridona Ademaj, një jetë e re e marrë nga dora kriminale e burrit të saj. Nuk kam fjalë për të shprehë atë që ndjej për këtë rast dhe nuk mund ta imagjinoj dhimbjen në të cilën po kalojnë me të dashurit e Lridonës.🕊️

Uroj që Liridona të jetë viktima e fundit, dhimbja jonë e madhe që do të shërbej për ndërgjegjsim, sepse krimi në këto përmasa mund të trokasë në derën e secilit prej nesh.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave që po ndodhë çdo ditë në vendin tonë është shkelje e të drejtave elemntare të njeriut dhe si e tillë na prekë të gjithëve. Është koha për t'u bashkuar dhe ndërmarrë hapa konkret për të ndaluar këtë epidemi vdekjeprurëse.

Të gjithë jemi përgjegjës të ndërtojmë një shoqëri ku respektohet barazia gjinore. Institucioent duhet të bëjnë më shumë për të mbështetur viktimat duke siguruar qasje në shërbimet e duhura. Qeveria në bashkpunim me Parlamentin duhet të marrë të gjitha masat e ashpërsimit të ligjeve dhe zbatimin e tyre në plotni. Edukimi dhe ndërgjegjësimi janë mjetet kryesore për të ndryshuar kulturën shoqërore - hapi i parë është të flasim hapur dhe pa frikë.

Ngushëllime!💔

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat