Ky është 34-vjeçari që dyshohet se rrahu ‘balldëskën’ suedeze, viktima police në ambasadën e Suedisë

Aktuale

Ky është 34-vjeçari që dyshohet se rrahu ‘balldëskën’ suedeze, viktima police në ambasadën e Suedisë

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Një zyrtare policore e cila shërben në ambasadën e Suedisë në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i motrës së saj të ndjerë. I dyshuari ka përfunduar në stacion policor.

Media mëson se i dyshuari është A.Cakolli, 34-vjeçar, nga fshati Tërstenik i Drenasit.

Cakolli dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën e cila është suedeze dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore.

39-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital si pasojë e lëndimeve të marra.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet në liri nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Viktima femër shtetase e Suedisë, ka informuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat