Seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, aksion para gjykatës: Nuk ka paqe pa sigurinë e grave

Aktuale

Seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, aksion para gjykatës: Nuk ka paqe pa sigurinë e grave

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 09:21 Përditësuar në ora: 10:30 më 03.12.2023
Aksioni simbolik para gjykatës

​“Kosova s’mund të ketë paqe përderisa gratë çdo ditë përjetojnë gjendje lufte”

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, kanë mbajtur një aksion simbolik, ku para hyrjes së Gjykatës Themelore në Prishtinë, kanë vendosur pankartën “Nuk ka paqe pa siguri. I gjithë aksioni është mbajtur para nisjes së seancës gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt.

Trina Binaku Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, tha se nuk do të qëndrojnë të qet, përderisa burrat dhunojnë e vrasin vajza dhe gra.

Binaku: Vendi jonë nuk mund të ketë paqe përderisa gratë çdo ditë përjetojnë gjendje lufte

“Nuk do të qëndrojnë të qeta, përderisa burrat vazhdojnë dhunojnë e vrasin vajza dhe gra. Vetëm këtë javë u njoftuam se një polic e përdhunojë dhe e shantazhojnë një të mitur në Gjakovë. Një burrë tjetër përdhunoj një të mitur në Pejë e një burrë pagoi vrasjen e gruas së vet në Prishtinë. Dhuna e gjinizuar ndaj vajzave dhe grave dhe femicidi nuk janë incidente të izoluara apo simptoma të problemeve psikologjike të kryerësve të këtyre krimeve, ato janë simptoma të parktialkalizmit, i cili vazhdon ta qeverisë familjaren, shoqërinë, pushtetin dhe të gjithë ne. Ato janë pasoja e një dhune strukturore partiarkale që vazhdon të shtyp gratë e të prodhoj dhunues e vrasës në çdo celulë të organizimit shoqërorë e politikë. Ne gratë dhe vajzat në Kosovë, jetojmë në frikë të vazhdueshme për sigurinë tonë dhe sigurinë e njëra tjetrës. Dhuna e gjinizuar po na ngulfat në secilën hapësirë e disa edhe po i vret e kjo nuk duhet të vazhdoj kështu, vendi jonë nuk mund të ketë paqe përderisa gratë çdo ditë përjetojnë gjendje lufte“, tha ajo.

Binaku tha se të martën duke filluar nga ora 18:00, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur një protestë gjithëpopullore në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Binaku: Nuk ka paqe pa sigurinë e grave

"Sot nga Pallati i Drejtësisë ku po gjykohen vrasësit e Liridona Ademajt thërrasim në organizim dhe veprim të gjithë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare”, tha ajo.

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, nis aksioni simbolik para gjykatës

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.

Me këtë mbishkrim nis aksioni simbolik pranë Pallatit të Drejtësisë, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ky aksion është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur.

Kurse, të martën duke filluar nga ora 18:00, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur një protestë gjithëpopullore në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

“Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare”, thuhet në njoftim.

Seanca fillestare ndaj Naim Murselit, i cili dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, dhe dy të dyshuarve të tjerë, do të mbahet t dielën e tre dhjetorit.

E njëjta pritet të nisë nga ora 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ende nuk dihet nëse seanca do të jetë e hapur për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat