​Përfundon bastisja në argjendarinë në Prishtinë

Aktuale

​Përfundon bastisja në argjendarinë në Prishtinë

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 21:23
Ilustrim

Pas më shumë se tri orëve ka përfunduar bastisja e policisë së bashku me zyrtarë doganorë në një argjendari në kryeqytet, e cila dyshohet se ka të bëjë me rastin e grabitjes së një argjendarie më 22 nëntor në Suharekë.

Një person është arrestuar gjatë aksionit të bastisjes së Njësisë Speciale Intervenuese në argjendarinë “Baraku”, ndërkohë që Policia e Kosovës nuk është prononcuar lidhur me rastin.

Ndërkaq, pronari i argjendarisë “Baraku”, Trim Baraku, ishte arrestuar për bashkëpunim me grupin që kryen grabitjen në Suharekë pas një operacioni të gjerë policor.

Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së arit në vlerë 250 mijë eurove.

Si rezultat i hetimeve, fillimisht ishin arrestuar tre persona të dyshuar për ndihmë në kryerje të veprës penale të grabitjes, përderisa hetimet drejt identifikimit dhe ndriçimit të rastit kanë vazhduar.

Gjatë zhvillimit të operacionit policor të para disa ditëve në kryeqytet, i dyshuari kryesor, Dukagjin Gashi, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor.

Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke neutralizuar të njëjtit, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat