“Aty unë jam tronditë”, Babai i Naim Murselit tregon momentin kur e mori vesh se djali i tij e organizoi krejt vrasjen

Aktuale

“Aty unë jam tronditë”, Babai i Naim Murselit tregon momentin kur e mori vesh se djali i tij e organizoi krejt vrasjen

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 21:44
Babai i Naim Mureselit

Babai i Naim Mureselit ka dhënë një intervistë, në të cilën ka rrëfyer për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë para pak ditësh nga bashkëshorti i saj që dyshohet se pagoi vrasësit, ngjarje kjo që ka tronditur vendin.

I pyetur nga gazetari për momentin kur ka kuptuar se djali i tij akuzohet se ka porositur vrasjen, ai tha se ka qenë në një moment të vështirë dhe nuk ka pasur mundësi të përcjellë media ose të marrë informacione të tjera rreth ngjarjes.

“Besoni, ju betohem… dikush kish pas informacione të ndryshme por unë me që kam qenë që i thojnë ‘kryeshnosh’, kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, jam ardh në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, qatëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova”, tha ai.

Ai ka treguar se ka kërkuar nga familjaret e Liridonës që t’i lejojnë pjesëmarrjen në rivarrim por sipas tij është refuzuar.

“Me familjen e Liridones jemi miq që 50 vite. S’kom pas fytyrë me ju dal përball pas kësaj. Megjithëse mbrëmë ia kam dërgu një mesazh me i pyet a mundem me marr pjesë në rivarrim. Por, nuk me kanë pranu. Unë jam me ata, pavarësisht që Naimiin e kam djal”, ka deklaruar Murseli.

“Ju shprehi ngushëllime e mesazhi im kish me qenë: T’i ndrojna vendet“, është shprehur Murseli në lidhje me raportet me familjen e viktimës.

Tutje, ai shprehet se është shokuar me rastin dhe publikisht deklaron se e përkrah familjen e Ademaj dhe bashkendjen dhimbjen me ta.

“Unë jam shumë i tronditur, se Liridonen e kam dashtë ma shumë se qikën teme. Me pas ditë qe e ka bo djali jem, ai kurr nuk ish sot gjallë”, tha ai.

Ai ka mohuar të ketë komunikim me Naimin pas arrestimit derisa ka treguar se si është tronditur kur është njoftuar nga Policia se Naim Mureseli dyshohet se ka porositur vrasjen e Liridona Ademajt.

“Unë jam shumë i tronditur. Liridonën e kam dashtë më shumë se vajzat e mia. Ishin disa policë aty, kontrolluan, nuk kishte asgjë. Një polic kërkoi ta lirojmë dhomën. Jemi ulur në krevat unë e ai polici. Më tha ‘Zotëri po me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme që Naimi është kryersi i veprës’. Aty unë jam trondit sepse me ma pas dhënë krejt botën nuk do të më shkonte as mendja që djali im e bënë atë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat