Bala: Nuk ka pasur dhunë më parë ndaj Liridona Ademajt

Aktuale

Bala: Nuk ka pasur dhunë më parë ndaj Liridona Ademajt

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 22:02
Nazlie Bala

Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë, ka deklaruar se pas verifikimit nuk kanë gjetur ndonjë rast të evidentuar për dhunë në familjen Murseli.

Kështu u përgjigj ajo teksa u pyet se a është verifikuar kërkesa për divorc ashtu siç ka pasur raportime në media.

Në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet për vrasjen e Liridona Ademajt, Bala ka thënë se që nga janari i vitit 2023 e deri më tani janë afër dy mijë raste të raportuara si dhunë në familje.

“Jo sepse e ndjera asnjëherë nuk ka qenë si rast i dhunës në familje i raportuar. Nuk kemi asnjë evidencë. E kemi verifikuar por nuk ka asnjë rast i evidentuar për dhunë në familje. Që nga janari deri në këtë moment janë afër dy mijë raste të raportuara në polici të dhunës në familje e në mesin e tyre kemi edhe fëmijë që janë viktima të dhunës familjare”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat