Krasniqi: Nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar rreth peticionit për shkarkimin e kryetarëve

Aktuale

Krasniqi: Nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar rreth peticionit për shkarkimin e kryetarëve

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 17:48
Elbert Krasniqi

Gjatë ditës në sotme është raportuar në media serbët kanë dorëzuar kërkesë për peticion për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore.

E ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se si Ministri nuk kanë pranuar asnjë njoftim zyrtar në lidhje me nismën nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale të Komunave.

“Jemi në dijeni rreth raportimeve në media se janë mbledhur nënshkrime nga ‘një grup nismëtar’. Megjithatë, ju njoftojmë se në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë nismë nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale të Komunave respektive apo antarët e grupit inicues siç parashihet me këtë Udhëzim Administrativ”, tha ministri në reagimin e tij.

Krasniqi tha se secili qytetar apo grup qytetarësh me të drejtë vote në komunën përkatëse ka të drejtë të ndërmarrë iniciativën për largimin e kryetarit të komunës. Megjithatë sipas tij, kërkesa për largim duhet të nënshkruhet nga të paktën 20% e votuesve me të drejtë vote dhe duhet t’i përmbajë të gjitha elementet dhe të dhënat sipas këtij Udhëzimi Administrativ.

Ndryshe, edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanjin, ka mohuar se serbët kanë dorëzuar kërkesë për peticion për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore.

Uglanjin ka bërë të ditur se kërkesën e dorëzuar në drejtim të një organizate joqeveritare e ka parë vetëm përmes telefonit, ku sipas tij, arsyeje thuhet se është për “moskryerjen e obligimeve të kryetareve dhe që shërbimi ndaj qytetarëve është në nivel jo të duhur”.

Kurse, Komisioni Qendror i Zgjedhje, ka pranuar katër shkresa, tre prej të cilave kanë të bashkëngjitur të plotësuar  formularin për inicimin e kërkesës për peticion për largimin nga detyra të kryetarit të komunës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë ditës së sotme, në disa e-maila zyrtar, kemi pranuar katër e-maile, tri prej të cilave kanë të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni”, ka thënë Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat