Demolli kritikon Qeverinë Kurti: Janë jodemokratikë dhe mund të ketë ndarje të Kosovës

Aktuale

Demolli kritikon Qeverinë Kurti: Janë jodemokratikë dhe mund të ketë ndarje të Kosovës

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 18:50
Donjeta Demolli

Aktivistja e PSD-së, Donjeta Demolli, duke komentuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ka kritikuar Qeverinë Kurti.

Demolli e PSD-së theksoi se kjo Qeveri do ta themelojë Asociacionin, duke argumentuar se nuk do të përfundojë me kaq.

Sipas Demollit, serbët lokalë të veriut mund të kërkojnë autonomi ose ndarje nga Kosova, pasi Qeveria Kurti nuk është demokratike.

“Larg qoftë është autonomia dhe kërkesa për ndarje. Apo, edhe skenarët e tjera më të kobshëm për Kosovën. Kjo është vetëm nëse sot e institucionalizojmë kërkesën separatiste të një grupi të qytetarëve në veri. Atëherë kjo do të jetë ushqim për kërkesat me radhë. Siç e dimë Kosova nuk udhëhiqet nga një qeveri demokratike, e cila shtrihet dhe shihet qysh në jug edhe në veri të vendit. Atëherë do të ketë reagime edhe qasja e qytetarëve lokalë të veriut do të mund të gjen mirëkuptim nga vendet demokratike për kërkesat e tyre. Sepse qeverisja edhe pushteti nuk është demokratik”, ka thënë Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat