Uglanin për kërkesën e serbëve për peticion: S’i kanë ndërmarrë hapat sipas Udhëzimit Administrativ

Aktuale

Uglanin për kërkesën e serbëve për peticion: S’i kanë ndërmarrë hapat sipas Udhëzimit Administrativ

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 19:17
Nexhat Uglani

Kryetari i kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin, ka thënë se serbët që jetojnë në këtë komunë s’kanë paraqitur kërkesë për inicimin e peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri sipas Udhëzimit Administrativ.

Uglanin tha se kërkesa s’ishte e drejtuar direkt për kryesuesin e kuvendit, e që sipas tij, duhet të jetë, bazuar në ligjshmërinë e Udhëzimit Administrativ.

“Kërkesa ka qenë pakënaqësi me shërbimet në kuadër të administratës komunale dhe me qasjen e kryetarit dhe detyrat e tij. Aty i kam parë tri nënshkrime nga komuniteti serb, por ajo kërkesë s’ka qenë e drejtuar direkt për kryesuesin e kuvendit, siç është me rregull dhe zbatimin e ligjshmërisë sipas Udhëzimit Administrativ, dhe për këtë ne s’kemi pranuar kurrfarë kërkese dhe s’kemi pasur bisedime me ta”.

“Unë kam qenë në zyrë, kam qenë i njoftuar prej zëvendëskryetares nga komuniteti serb e cila është në kuadër të komunës dhe ashtu kanë bërë një spektakël politik”, tha ai në “Info Magazine”.

Më tej, Uglanin tha se sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal serbët duhet që përmes këtij udhëzimi të lajmërojnë nisjen e procedurave për peticion, por siç tha ai, “ata s’i kanë marrë këta hapa”.

Në lidhje me kërkesën për inicimin e peticioni për largimin e katër kryetarëve në veri për Klankosova.tv ka folur edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se kanë pranuar katër shkresa, tri prej të cilavë e kanë të bashkëngjitur plotësimin e formularit për inicimin e kërkesës për peticion.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë ditës së sotme, në disa e-maila zyrtar, kemi pranuar katër e-maile, tri prej të cilave kanë të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Në këtë fazë, mund t’iu them se këto shkresa do të trajtohen dhe do t’iu informojmë për këtë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat