Suedia mund të kërkojë ekstradimin e Naim Murselit

Aktuale

Suedia mund të kërkojë ekstradimin e Naim Murselit

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 20:40
Naim Murseli dhe gruaja e tij

Shteti suedez ka mundësi të kërkojë ekstradimin e Naim Murselit, i cili dyshohet se organizoi vrasjen e bashkëshortes së tij. Kjo kërkesë mund të vijë nën faktin se i akuzuari jetonte dhe vepronte në atë shtet.

Por në këto rrethana, njohësit e proceseve ligjore theksojnë se ekstardimi është i pamundur pasi të dyja shtetet nuk kanë marrëveshje për ekstradim.

Vrasja e Liridona Ademajt për të cilën dyshohet se e organizoi bashkëshorti i saj, Naim Murseli, u komentua edhe në mediat suedeze.

Atje është nënvizuar fakti se mund të kërkohet ekstradimi i tij në Suedi pasi i njëjti jetonte dhe punonte atje.

E në rrethana të tilla, avokati Ardian Bajraktari thotë se bartja e Murselit në Suedi dhe vuajtja e dënimit atje është e pamundur.

“Vendi i kryerjes së veprës penale për të cilën rëndojnë akuzat ndaj tij është Kosova. Po ashtu fakti që procedurat penale ndaj tij dhe dy të tjerëve të përshier në vrasjen e rëndë të të ndjerës Liridona ka filluar nga ana e autoriteteve të Kosovës, një kërkesë do të ishte e pamundur të realizohet pasi e njëjta i bie të jetë ligjërisht e pa bazuar”, tha avokati Ardian Bajraktari.

Ndërkaq, avokati në “Institutin Clard”, Anton Nrecaj rendit kushtet nën të cilat është i mundur ekstradimi.

“Nëse Murseli e ka nënshtetësinë e Kosovës, natyrisht që vendosin institucionet tona të drejtësisë në çështjen e ekstradimit. … Çështja e ekstradimit është më shumë çështje e shtetit suedez se çfarë çasje mund të ketë në raport me trajtimin e rastit. Fillimisht duhet të plotësohet kushti i parë që ka të bëj me raportet ndërshtetërore Kosovë- Suedi, duhet të ketë një marrëveshjepër ekstradim. E pastaj kushti i dytë është ligjor ku shteti do duhej të bënte një kërkesë për ekstradim”, tha avokati Anton Nrecaj.

Televizioni gjatë ditës ka tentuar të marrë një përgjigjje prej Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me shtetësinë e të dyshuarit për rastin në fjalë, Naim Murselit, mirëpo të njëjtit deri në publikimin e kronikës nuk kanë kthyer përgjigjje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat