“40 shqiptarë në Ballkan që kryejnë vrasje me porosi”

Aktuale

“40 shqiptarë në Ballkan që kryejnë vrasje me porosi”

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 20:46
Ilustrim

Para në këmbim të privimit nga jeta e dikujt, është vepër penale më rrallë e dëgjuar dhe e raportuar në Kosovë.

Pikërisht rastin e fundit të vrasjes së Liridona Ademajt e rëndon fakti se dyshohet që vrasja e saj është e porositur e vlerësuar me një cmim prej 30 mijë eurosh.

Por ani pse me raste të tilla nuk kemi të bëjmë shpesh e policia as nuk posedon statistika të evidentuara për këto raste, megjithatë duket se të tilla ndodhin si në gjithë Ballkanin edhe në Kosovë.

Madje dyshohet se janë përafro 40 shqiptarë që këtë akt kriminal e kryejnë në gjithë Ballkanin.

Profesori i Kriminalistikës tregon se me cfare cmimi negociohen vrasjet e porositura.

Pavarsisht rastit të fundit, dhe fakteve të lartpërmendura ish hetuesi policor tash avokat,Halit Shaljani,  beson se një dukuri e tillë nuk ka indikacione se mund të bëhet trend në Kosovë.

Policia e Kosovës nuk ka asnjë evidencë për vrasjet me pagesë, pasi të njëjtit e bëjnë evidentimin sipas Kodit Penal të RKS-së, i cili parasheh veprën penale si “Vrasje” dhe të tilla në Kosovë vetëm gjatë 10 muajve kanë ndodhur 26.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat