Psikologu: Dhuna në shoqërinë tonë nis qysh në fëmijëri

Aktuale

Psikologu: Dhuna në shoqërinë tonë nis qysh në fëmijëri

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 22:16
Arbër Zeka

Vrasja e 30-vjeçares Liridona Ademajt, mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Bërrnicë të Prishtinës, e ka tronditur shoqërinë në Kosovë e më gjerë.

E kjo temë ishte pjesë e diskutimit në edicionin e sontëm të Rubikonit në Klan Kosova.

Psikologu Arbër Zeka, tha se shoqëria kosovare vuan nga problemet e shumta.

Ai tha se burimi i rasteve të dhunës është shumë më i hershëm.

“Dhuna në shoqërinë tonë e ka bazën shumë herët, qysh në fëmijëri. Dallimi mes mashkullit dhe femrës ka nisur qysh herët. Në familjen time, jemi unë dhe motra ime. Prindërit më kanë dhënë mua më shumë të drejtë se motres sime. Jo pse ata më duan mua më shumë, por se shoqëria na ka dhënë këtë prioritet. Kjo ka vazhduar edhe me fëmijët e mi”, tha Zeka.

Psikologu theksoi si shoqëri duhet t’i trajtojmë traumat që janë bartur me gjenerata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat