PDK-ja thërret konferencë për media të mërkurën, mësohet arsyeja

Aktuale

PDK-ja thërret konferencë për media të mërkurën, mësohet arsyeja

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media të mërkurën.

Sipas njoftimit, konferenca është thirrur për në orën 11:15, në zyrat e kësaj partie.

Media ka mësuar se thirrja e konferencës lidhet me rezultatet në testin PISA.

Kosova është renditur ndër të fundit në tri testet e programit ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve, PISA.

Ajo e ka zënë vendin e 74-të në matematikë – fushën kyçe në testim – dhe vendin e 76-të në lexim.

Në të dyja fushat, Kosova ka pësuar rënie në performancë me 11 pikë më pak, në krahasim me testet e vitit 2018.

Në shkencë, Kosova është renditur e 77-ta, me tetë pikë rënie.

Testimet e PISA-s nuk lidhen me planprogramet mësimore të vendeve pjesëmarrëse, por me zbatimin e mësimeve në përditshmëri.

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, ka thënë se pandemia e koronavirusit ka ndikuar në këtë rezultat.

“Rezultatet, të cilat janë bërë publike sot, kanë qenë të pritshme, duke pasur parasysh se në këtë cikël të testimit, që u organizua në pranverën e vitit 2022, kemi pasur një situatë menjëherë pas pandemisë”, ka thënë ajo në një konferencë për media.

Kritika të shumta pati sidomos nga partitë opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat