Babai i Naim Murselit dyshon se ai ka pasur presion për ta eliminuar Liridonën

Aktuale

Babai i Naim Murselit dyshon se ai ka pasur presion për ta eliminuar Liridonën

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 23:29
Shaban Murseli

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit i cili tashmë gjendet në paraburg për përfshirjen e tij në vrasjen e Liridona Ademajt, ka folur sërish lidhur me këtë ndodhi, që tronditi gjithë opinionin.

Babai i Naim Murselit dyshon se “ai ka pasur një presion për ta eliminuar Liridonën”.

“Unë mendoj…e ka pasë ky një presion por prej kujt nuk e di. Mund të jetë sekret… që është dashtë me eliminu”, është shpreh Murseli.

Murseli ka thënë gjithashtu se gruaja e tij, është e traumatizuar pas asaj që ka ndodhur.

“Gruaja ka qenë më e lidhur se unë me Liridonën. Vazhdimisht flisnin në telefon”, tha ai.

Murseli gjatë kësaj bisede po ashtu ka thënë se ditën kur është rivarrosur në fshatin Rracaj, Liridona Ademaj, ky i ka bërë thirrje familjes së saj që të marrë pjesë në ceremoni, porse ka marrë përgjigje negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat