Potera: Debati për rezultatet e PISA-s zgjat tre ditë, pastaj harrohet

Aktuale

Potera: Debati për rezultatet e PISA-s zgjat tre ditë, pastaj harrohet

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 00:27
Ismet Potera

Drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Ismet Potera bën të ditur se e ka pritur se Kosova do të ketë rezultat të keq në testin PISA.

Potera thotë se debati rreth kësaj çështjeje do të zgjas disa ditë, e pastaj “do të harrohet”.

“Unë per vete personalisht e kam prit që do të jemi, jo bash kaq keq, por do të jemi keq, për shkak se nga dy PISA-t e kaluara nuk kemi bërë thuaja asnjë hap të mirëfilltë drejt asaj që do të ishte përmirësim i rezultateve…zakonisht zgjat nja tre katër ditë a një javë debati, shqetësime të tjera, e pastaj harrohet çdo gjë. Nuk është marrë pothuaj asnjë hap i mirëfilltë për të bërë diçka më të mirë..për të përmirësuar diçka duhet një përfshirje e të gjithë komunitetit, prej prindërve deri të Ministria, Universiteti e të tjera, nëse duam që të bëjmë diçka më mirë”, deklaroi ai.

Në bazë të rezultateve të publikuara sot nga testi PISA, Kosova renditet pothuajse në fund në të gjitha kategoritë.

Nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, Kosova ka zënë vendin e 76-të, derisa për shkencë vendin e 77-të.

Gjithashtu edhe në matematikë, Kosova është renditur në vendin e gjashtë nga fundi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat