Lajçaku merr mbështetje nga anëtarët e Bundestagut gjerman për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Lajçaku merr mbështetje nga anëtarët e Bundestagut gjerman për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 14:24
Foto nga takimi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka treguar se është takuar me anëtarët e Bundestagut dhe ka diskutuar për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Pati një shkëmbim të hapur dhe të thellë me anëtarët e Komisionit të Bundestagut për Bashkimin Evropian sot në Bruksel”, ka shkruar Lajçaku në Twitter.

“Folëm për momentin e ri të zgjerimit të Bashkimit Evropian, gjendjen e dialogut [ndërmjet Kosovës dhe Serbisë] dhe hapat e ardhshëm”, ka thënë ai.

Lajçaku ka përfunduar duke i falënderuar anëtarët e Bundestagut për mbështetjen që i kanë dhënë atij në punën që e bën në ndërmjetësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat