Jasharaj thotë se Nagavci po refuzon takimet me SBASHK-un

Aktuale

Jasharaj thotë se Nagavci po refuzon takimet me SBASHK-un

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 19:11
Rrahman Jasharaj

Rrahman Jasharaj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë, ka kritikuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci pasi sipas tij, kjo e fundit nuk po bashkëpunon mjaftueshëm me SBASHK-un.

Madje Jasharaj tha se nga 1 tetori i këtij viti pavarësisht shkresave dërguar MASHT-it, nuk kanë pasur asnjë takim me ministren Nagavci.

“Po e them publikisht që nga 1 tetori e këndej SBASHK-u edhe përkundër shkresave dërguar MASHT-it, që të ulemi të bisedojmë me zonjën Nagavci për të gjitha çështjet aktuale, nuk kemi pasë asnjë takim pune. Përveç një takimi 15 minutësh dhe ajo zonja Nagavci e ka bërë që të mos dalë keq me rastin e vizitës së zëvendës presidentit të Sindikatave të Mësuesëve të Amerikes. Pra nga ajo kohë asnjë takim nuk ka ndodhur, përveç para 3 jave me një kërkesë shtesë kur zonja Nagavci prap ka thënë se nuk ka kohë dhe ne për të treguar se jemi për dialog jemi takuar me zv. ministrin që ka ardhë së fundi me zotin Kelmendi. Kemi dikustuar për çështje por jo ashtu si duhet dhe jo në kohën sa duhet”, tha Jasharaj.

Sipas të parit të SBASHK-ut, arsimi në Kosovë përveç rezultatit në PISA ka probleme shumë të mëdha, për të cilat tha se, Nagavci do të duhej të vinte në takime dhe t’i diskutonin këto çështje.

“Zëvendës ministri mund të dëgjojë palën tjetër, por ne insistojmë të bisedojmë me ministren Nagavci. pse jo të mos jetë aty edhe ministrja, sepse ajo është njeriu i parë në MASHT dhe ajo gjërat që i thotë i thotë nga dora e parë.  Ne pa keqkuptime dhe pa e nënqmuar takimin me zotin Kelmendi, ne kemi pritë të takohemi me ministren dhe le të jetë aty edhe zoti Kelmeni, por takimet mos të jenë 15 minutëshe por le të zgjasin qoftë edhe 2 ore sepse ka çka të debatohet. Situate në shkollat tona nuk është vetëm PISA tani, por kemi pasë 2 muaj mungesë librash, kemi shkolla në kushte tepër të vështira të punës, e kemi një rënie të vazhdueshme të nxënësve në Kosovë dhe ne duhet  bashkarisht të shohim çka me të ardhmen. Sepse po vazhdoj ky trend, janari po vjen dhe kemi frikë se do të kemi edhe shkuarje të madhe edhe të familjeve, edhe të mësuesve. Prandaj situata e janarit e andej nuk do të jetë shumë e lehtë”, shtoi Jasharaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat