A mund të gjykohet Naim Murseli në Suedi?

Aktuale

A mund të gjykohet Naim Murseli në Suedi?

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 20:49
Naim Murseli

Emri i Naim Murselit në javën e fundit në Kosovë është më i përmenduri. Kjo për faktin se i njëjti ka paguar e planifikuar vrasjen e gruas së tij 30-vjeçare, Liridona Ademaj.

Mirëpo për Naimin ngritën dyshime se do të mund të gjykohet në një vend tjetër jashtë Kosovës, kjo për faktin se ai përveç nënshtetësisë kosovare mban edhe pasaportë suedeze.

Mirëpo institucioneve të Kosovës deri më tash nga Stokhomi ende nuk ka ardhur zyrtarisht ndonjë kërkesë e tillë.

Por edhe nëse një kërkesë e tillë vjen, e njëjta duhet të refuzohet nga Kosova sipas ish sekretarit të Ministrisë së Drejtësisë Ardian Bajraktari.

Bile avokati Arbër Jashari ka bindjen që gjykimi i të njëjtit do të zhvillohet në Kosovë, teksa vlerëson se Suedia as nuk do të ketë interes për transfer të Murselit.

Ministria e Drejtësisë ka thanë për televizionin se Ligji në fuqi në Republikën e Kosovës e përcakton se ekstradimi nuk do të lejohet për veprat penale të kryera në tërësi në territorin e RKS-së, rrjedhimisht nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.

E vetmja informatë nga institucionet suedeze është një përgjigje e Ministrisë së Jashtme të cilët për Dukagjinin kanë thënë se janë të informuar me rastin e Liridona Ademajt

“Ministria e Punëve të Jashtme është në dijeni se një grua rreth të 30-ave ka vdekur në Kosovë më 29 nëntor. Të afërmit e saj janë njoftuar. Të gjitha pyetjet në lidhje me çdo hetim policor ia drejtojmë Autoritetit Policor Suedez ose policisë në vendin në fjalë. Ministria e Punëve të Jashtme në Suedi mund të konfirmojë se është duke trajtuar një rast konsullor që përfshin një familje suedeze në Kosovë. Dispozitat e fshehtësisë në çështjet konsullore parandalojnë zbulimin e çdo informacioni të mëtejshëm”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së.

Të martën në Prishtinë u protestua masivisht ku u kërkua që drejtësia në rastin e 30-vjeçares nga Gjakova të mos mungoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat