Blakaj: Tri lëndë për krime lufte kanë mbetur pezull që sa vite në Gjykatën e Mitrovicës

Aktuale

Blakaj: Tri lëndë për krime lufte kanë mbetur pezull që sa vite në Gjykatën e Mitrovicës

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 00:59
Bekim Blakaj

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, tha se në Gjykatën e Mitrovicës, janë tri lëndë për krime lufte që kanë mbetur pezull me vite të tëra.

Prandaj, Blakaj e sheh të domosdoshëm transferimin e atyre lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë, shkruan teve1.info.

“Janë 3 lëndë për krime lufte në Gjykatën e Mitrovicës, e që kanë mbetur pezull qe sa vite dhe besoj që janë të domosdoshme që ato lëndë të transferohen në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Shumë lëndë nga UNMIK-u janë transferuar te EULEX-i, pastaj nga EULEX-i te Prokuroria Speciale e Kosovës, mirëpo ne nuk kemi qasje në këto dokumente, aty bëhet fjalë për numër të madh të dosjeve, përfshirë edhe dosjet për personat e zhdukur”, deklaroi Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat